Kërcënohet me vdekje kryetari i Saksonisë, policia gjermane bastis disa banesa në Dresden

Policia gjermane kreu bastisje në disa lokacione, përgjatë 14 dhjetorit si pjesë e hetimeve të kërcënimeve të raportuara me vdekje.

Sipas mediave gjermane policia kishte marrë informata për kërcënime me vdekje që i ishin bërë kryetarit të Saksonisë dhe zyrtarëve të tjerë nga kundërshtarët e vaksinimit kundër koronavirusit dhe masave kundër përhapjes së pandemisë.

Disa prona në Dresden, u bastisën nga policia si pjesë e hetimit ndaj përgatitjes së mundshme të disa sulmeve të dhunshme, njoftoi policia në Twitter.

Hetimet u nxitën pas një raporti të javës së shkuar në televizionin ZDF, sipas të cilit, një grup njerëzish diskutonin rreth mundësisë që të vrasin kryetarin e shtetit gjerman të Saksonisë, Michael Kretschmer.

Këtë bisedë, ky grup e bëri në shërbimin për mesazhe, Telegram. Plani ishte që përpos, Kretschmerit të vriten edhe politikanë të tjerë, shkruan AP.
Dresdeni, është kryeqyteti i shtetit federal gjerman, Saksoni dhe së fundmi në qytet pati shumë protesta kundër politikave që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Për më tepër në këtë shtet niveli i vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit është më i ulëti në gjithë Gjermaninë.

Sipas raporteve, grupi përbëhej nga 103 njerëz dhe të gjithë kundërshtonin vaksinimin. Policia njoftoi se pas bastisjeve, komentet e disa prej këtyre qytetarëve rreth posedimit të armëve, po ashtu janë pjesë e hetimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *