Kërcënohet nga interneti presidenti italian

17:20 11/05/2021

Policia po heton 11 persona, autorët rrezikojnë deri në 5 vite burg

Presidenti i Republikës  italiane , Sergio Mattarella është kërcënuar përmes disa mesazheve që vinin nga rrjetet sociale. Kreu i shtetit ka qenë shënjestër e urrejtës në internet. Hetimet janë zhvilluar  në zona të ndryshme të Italisë.

Sipas italianes Republika, hetuesit kanë sekuestruar telefona celulare , tableta, si dhe hard disk kompjuterësh. Hetimet janë deleguar nga Prokuroria Publike e Romës duke filluar nga Gjenova e deri në  Bari.  Autoritetet italiane kanë arritur të sigurojnë të dhëna të rëndësishme kundër të dyshuarve, detajet e të cilëve  nuk janë bërë ende të ditura. Mbi këta persona rëndojnë akuzat për përbuzje ose shkelje të veprës ndaj nderit dhe prestigjit të kreut të shtetit.

Nëse personat e hetuar shpallen fajtorë do të marrin një dënim i cili shkon  nga një deri në pesë vite burg. Kjo nuk është hera e parë që presidenti italian bie pre e kërcënimeve, pasi në muajin Mars 10 persona të tjerë u  vënë nën hetim, mes tyre edhe 2 shqiptarë Irena Salati dhe Arjan Karagjozi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *