Kërcënohet papa Francesku, merr 3 plumba në zarf

17:58 09/08/2021

Policia italiane ka nisur hetimet  pas kërcënimit që i është bërë Papa Françeskunt. Autoritet italiane  në Milano kanë deklaruar se atij i është dërguar një  zarf me tre plumba.

Në zarf shkuhej “Papës, Vatikanit, Sheshit të Shën Pjetrit” dhe mësohet se ka ardhur nga Franca. Shënimi  ishte shkruar me stilolaps në një mënyrë të palexueshme dhe i drejtohej drejtpërdrejt papës.

Zarfi, sipas asaj që është mësuar, përmbante tre fishekë të tipit Flobert, të kalibrit 9 milimetra.

Sipas mediave italiane dërguesi  tashmë është identifikuar. Nga ajo që është mësuar nga burimet hetimore  deri më tani ky person nuk është i panjohur për policinë pasi ai i ka dërguar letra Vatikanit  edhe në të kaluarën. Për momentin hetuesit  janë të përqendruar në vendndodhjen e tij  nëse ai ndodhet  në Francë apo në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com