Kërcënohet Presidenti i skuadrës në Serie A, autoritetet alarmohen nga ajo që gjejnë

kercenohet presidenti i skuadres ne serie a autoritetet alarmohen nga ajo qe gjejne
kercenohet presidenti i skuadres ne serie a autoritetet alarmohen nga ajo qe gjejne

13:07 12/07/2022

Një episod i frikshëm ka ndodhur në Itali. Presidenti i skuadrës së Lecce-s, Saverio Sticchi Damiani është kërcënuar.

Në derën e shtëpisë së tij dhe të studios ligjore në pronësi të tij, pasi ai është avokat, u vendosën 2 koka derri të prera.

Së bashku me to ishte dërguar edhe një letër me kërcënime. Policia ka nisur hetimet dhe po vijon punën që të zbardhë këtë ngjarje.

kercenohet presidenti i skuadres ne serie a autoritetet alarmohen nga ajo qe gjejne

Sipas asaj që shkruajnë mediat, kokat e derrit ishin mbështjellë me qese plastike. Ato u gjetën nga administratori i pallatit ku jetonte Sticchi Damiani.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj përfaqësuesve të Lecce-s, e cila këtë vit u ngjit në Serie A, dërgohen mesazhe kërcënuese.

Në Maj, iu dërgua një letër me përmbajtje kërcënuese Luciano Barbetta-s, një sipërmarrës në sektorin e tekstileve dhe anëtar i ri në bordin e Lecce-s. Hetuesit po punojnë për të gjetur lidhje mes këtij episodi dhe asaj që ndodhi tani me Presidentin Sticchi Damiani.

kercenohet presidenti i skuadres ne serie a autoritetet alarmohen nga ajo qe gjejne 1

Kush është Sticchi Damiani?

Saverio Sticchi Damiani është Presidenti i Lecce-s prej vitit 2017. Ai është profesor në Universitetin e Salentos për drejtësi.

Babai i tij është një avokat i njohur në Lecce, themelues i firmës ligjore që ka mbajtur mbiemrin e tyre që prej vitit 1966. Familja Sticchi Damiani është një nga më të fuqishmet në Salento./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts