Kërcënoi se do të vriste politikanë e ekspertë shëndetësorë, gjendet i vdekur në pyll ushtari terrorist belg. Dyshohet se…

Një trup i pajetë është gjetur në një pyll të Belgjikës.

Mediat e huaja shkruajnë se dyshohet se trupi i pajetë i përket ushtarit terrorist, Jürgen Konings, i cili ishte kthyer në një shqetësim për politikanët e lartë të vendit, pasi kishte kërcënuar disa herë se do t’i vriste ato.

Paraprakisht dyshohet se 46-vjeçari është vetëvrarë me një armë zjarri, e cila do të duhet të konfirmohet pas ekzaminimeve mjekësore. Trupi i pajetë i tij është gjetur në pyllin Dilsen-Stockhman.

Ushtari 46-vjeçar u konsiderua si një person i rrezikshëm nga autoritetet belge, të cilat kishin nisur prej kohësh kërkime për gjetjen dhe arrestimin e tij.

Konings, kishte një arsenal të tërë armësh, të fshehura në një banesë të vjetër, e për këtë arsye, i larmi i ngritur nga autoritetet konsiderohej i drejtë, pasi ai, kishte thënë se do të vriste një virolog të njohur në vend, e do të sulmonte një nga godinat më të famshme shtetërore në qytetin Evropian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *