Kërcime sensuale dhe festa të çmendura, kryeministrja e Finlandës i “bindet” popullit, realizon testin e drogës

Kryeministrja e Finlandës ka hedhur poshtë akuzat se ka përdorur lëndë narkotike në një festë të zhvilluar para dy javësh, video të së cilës u vënë virale në rrjet.

E gjithë historia nisi me pamjet ku kryeministrja Sanna Marin shfaqej duke festuar me miqtë e saj, përfshirë edhe një koleg deputet dhe influencues të mediave sociale.

Një moment dëgjohet dikush që përdor një zhargon që në gjuhën finlandeze përdoret për të kokainë.
36-vjeçarja pranon që ka festuar, por thekson se në asnjë moment nuk ka përdorur lëndë narkotike.

“Kam kënduar, kam kërcyer, jam përqafuar me miqtë e mi dhe kam pirë edhe alkool. Këtu nuk ka asgjë të keqe. unë kam një jetë familjare, një punë por si gjithë të tjerët kam edhe një jetë pas pune, kështu që kam të drejtë të kaloj kohë me miqtë e mi.
Pak a shumë si gjithkush në moshën time. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe nuk kam bërë asgjë të paligjshme. Këto janë video private dhe nuk janë të destinuara për publikun”, është shprehur ajo, referuar InstaStory-t.

Ndërkohë BBC raporton sot se Marin ka njoftuar se ka bërë testin për lëndë narkotike.

Disa politikanë u shprehën e 36-vjeçarja duhej të testohej për përdorim të drogës, ndërkohë Marin ka njoftuar në konferencën për shtyp se rezultatet pritet të dalin javën e ardhshme.

Ajo përsëriti se nuk kishte përdorur kurrë drogë.

“Edhe kur isha adoleshente, nuk kam provuar asnjë lloj droge”, theksoi ajo, teksa shtoi se është testuar për të hequr shqetësimin e publikut.

Pak më parë janë publikuar edhe dëshmi të personave të cilët kanë qenë të pranishëm në festë.

Këtë mëngjes Seiska , një tabloid finlandez, i hodhi benzinë zjarrit me një raportim se Marin në një gjendjen “dukshëm të dehur” dhe shoqëruesit e saj më pas kishin shkuar në një restorant dhe kishin kërcyer në një klub nate, restorant dhe bar koktej në Helsinki, të paktën deri në orën 4.30 të mëngjesit.

Dëshmitarët i thanë gazetës se Marin, e cila është e martuar dhe ka edhe një vajzë katër vjeçare, dukej se flirtonte me disa burra në klub.

Sanna kërceu në mënyrë provokuese me të paktën tre burra të ndryshëm. Ajo gjithashtu u ul në prehrin e dy burrave të ndryshëm.

Sanna po sillej sikur të ishte pjesë e rrethit të tij. Ajo po sillej si një grua beqare rreth të njëzetave. Nga sjellja e saj ishte e vështirë të kuptohej që ishte e martuar, po sillej si një grua beqare rreth të 20”, tha një nga personat e pranishëm.

Ndërkohë një tjetër është shprehur se kryeministrja e vendit nuk mund ta lejojë veten të jetë në një gjendje të tillë, ndërsa media finlandeze raportoi se dikush tjetër e kishte konsideruar sjelljen e Marin, si shokuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.