Kërcimi tradicional në sallën e Kuvendit i kushtron shtrenjtë këtij deputeti, ja ndëshkimi që merr

Deputeti i Zelandës së Re, Raviri Vaiti u përjashtua nga seanca, pasi bëri një kërcim tradicional të komunitetit etnik indigjen të Zelandës së Re.

Nënkryetari i partisë, Maori u ngrit nga stoli parlamentar dhe bëri një vallëzim haka, në protestë ndaj retorikës së përdorur gjatë debatit parlamentar mbi reformën e sistemit shëndetësor, i cili parashikon përfitime të caktuara për komunitetin Maori.

Ai akuzoi opozitën e Zelandës së Re për retorikë raciste ndaj Maoreve dhe për prishjen e reputacionit të parlamentit kombëtar.

Kryetari i Parlamentit të Zelandës së Re, Trevor Mallard së pari e thirri Waititi të kthehej në bankën parlamentare dhe të vazhdonte diskutimin, dhe më pas e urdhëroi atë të largohej nga seanca për shkak të sjelljeve të papërshtatshme.

Haka është emri për vallëzimin ceremonial tradicional të Maoreve, i cili përfaqëson një sfidë ose një thirrje lufte në situata konfliktuoze.

Partia Kombëtare akuzon qeverinë e Zelandës së Re për një axhendë separatiste për shkak të shërbimeve të zgjeruara shëndetësore të njoftuara për Maori, të cilët zakonisht janë në një pozitë vartëse krahasuar me grupet e tjera etnike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *