
Çështja “Ahmetaj” sërish në Kuvend sot. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se në orën 16:00 pritet të nisë mbledhja e këshillit të Mandateve, e cila u shty ditën e djeshme pas kërkesës së mbrojtësve ligjorë të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Sot pritet që të flasin avokatët e Ahmetajt, të cilët ditën e djeshme kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen voluminoze të SPAK që kërkon arrestimin e deputetit të PS-së për aferën e inceneratorëve me tre akuza.
Pritet një mbledhje e gjatë, në fund të së cilës Këshilli do të përgatisë raportin përkatës që do të shkojë në seancën plenare.
Por nuk pritet që ky raport të kalojë në seancën e nesërme, rendi i ditës i së cilës është publikuar tashmë. Nuk dihet nëse do të futet në rend dite në seancës e javës së ardhshme apo do të ketë një seancë të posaçme.
Avokatët e tij deklaruan ditën e djeshme se ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.
Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë Kuvendit për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas akuzave për pastrim parash, deklarim të rremë e fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.
[embedded content]
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al