Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, Rama del nga takimi më shumë se një orë me ministrat






Ka përfunduar pas më shumë se 60 minutash takimi i kryeministrit Rama me ministrat e kabinetit qeveritar në vilën 31 këtë të martë.

Takimi erdhi pas kërkesës së SPAK në Kuvend për autorizimin për arrestimin e deputetit të PS Alqi Bllako, i akuzuar për lidhje me skandalin e inceneratorit të Fierit.

Panorama ka mësuar se takimi tek Vila 31 eshte bere me investitore ne vendin tone, ku kane qene te pranishem edhe ministrat e kabinetit qeveritar, por ne kete mbledhje nuk eshte diskutuar per telashet me drejtesine qe ka tashme deputeti Alqi Bllako.

Pritet qe te merkuren, ne oren 17:00 Rama te mbledhe Kryesine e PS. Nje ore me vone, ne oren 18:00 te te merkures, ne Kuvend do te mblidhet Keshilli i Mandateve dhe Imunitetit. Kreu i grupit parlamentar socialist Balla paralajmeroi sot se PS do i hape rrugen arrestimit te Bllakos, pasi per drejtesine nuk do te behet pengese tha ai asnje privilegj parlamentar.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *