Kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit të Berishës, Bylykbashi: Mendojnë se do të godasin opozitën, por…

kerkesa e spak per heqjen e mandatit te berishes bylykbashi mendojne se do te godasin opoziten por
kerkesa e spak per heqjen e mandatit te berishes bylykbashi mendojne se do te godasin opoziten por

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaroi se maxhoranca mendon se me goditjen që po i bëhet ish-kryeministrit Sali Berisha, mund të dëmtohet opozita.

Nga protesta e opozitës, Bylykbashi tha se opozita do të jetë më e fortë.

“Është detyra jonë që të reagojmë. E tha ai; s’keni parë gjë akoma. Por i kemi parë të gjitha. Vrau parlamentin. Parlamenti sot nuk është asgjë tjetër, veçse një shtupë për të fshirë llokmën e korrupsionit. Ai vrau zgjedhjet, i masakroi ato, ose bëri presion me të gjitha mënyrat për të zhdukur të drejtën e shqiptarëve. Sot ndodh ajo që edhe nuk e imagjinonim para 10 vitesh, arrestohet gazetari apo i bën presion. Pak kohë më parë që një media tjetër u vu në shënjestrës të prokurorisë, vetëm se ai kontrollon sistemin e patronazhimit. Ka rënë kushtetuta, të drejtat, që kanë qytetarët. E drejta e pronës për të bërë biznes të lirë. Nëse bien ndarjet e pushteteve, siç ka bërë Edi Rama, është e lehtë që t’ju vinë taksidarët. Ata mendojnë se me këtë goditje mund të thyejnë opozitën, por kjo nuk do të ndodhë. Nuk është se nuk kthehemi më pas, por detyra jonë është që të ecim para. Ta vëmë përpara Edi Ramën dhe fëmijët tanë mos të ikin.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts