Kërkesa e Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s, Stoltenberg: Vendimi duhet të merret nga të 30 anëtarët

22:59 30/09/2022

Ukraina iu përgjigj aneksimit të territoreve nga Rusia me dorëzimin e kërkesës për anëtarësim të shpejtë në NATO. Presidenti Volodymyr Zelenskiye paraqiti dhe e nënshkroi kërkesën gjatë një video mesazhi që dukej se kishte për qëllim kundërshtimin e Kremlinit, pasi presidenti në Moskë u shpall aneksimi i katër rajoneve pjesërisht të pushtuara të Ukrainës.

“Ne po bëjmë hapin tonë vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, tha Zelenskiy në një video.

Njoftimi i kërkesës për anëtarësim ka të ngjarë të prekë nervin në Moskë, që e konsideron bllokun e NATO-s si një aleancë ushtarake armiqësore që synon të cenojë sferën e ndikimit të Rusisë dhe për ta shkatërruar atë.

Në fjalimin e tij video, Zelenskiy akuzoi Rusinë për rishkrimin e pacipë të historisë dhe rivizatimin e kufijve “duke përdorur vrasje, shantazhe, keqtrajtime dhe gënjeshtra”, diçka që ai tha se Kievi nuk do ta lejojë. Zelenskiy shpreh se Kievi mbetet i përkushtuar ndaj idesë së bashkëjetesës me Rusinë “në kushte të barabarta, të ndershme, dinjitoze dhe të drejta”, por përjashtoi mundësinë e zhvillimit të negociatave me Putinin.

“Është e qartë se me këtë president rus është e pamundur. Ai nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Prandaj, ne jemi gati për një dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë“, tha Zelenskiy.

Por nga Brukseli dhe selia qendrore e NATO-s nuk erdhën garanci se kërkesa e Ukrainës do të pranohet. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se aleanca ushtarake i ka përcjellë Rusisë mesazhin e qartë se do të ndeshet me “pasoja të rënda” nëse përdor armë bërthamore kundër Ukrainës.

Por Stoltenberg-u nuk ishte i përkushtuar ndaj vendimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të bërë një aplikim të shpejtë për Ukrainën për anëtarësim në NATO.

 “Udhëheqësit e NATO-s mbështesin të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj, për të vendosur se në çfarë lloj marrëveshjesh sigurie dëshiron të jetë pjesë, por se vendimi për anëtarësim duhet të merret nga të 30 anëtarët”.

Stoltenberg shtoi se fokusi i NATO-s tani është “sigurimi i mbështetjes së menjëhershme për Ukrainën”.

Ai gjithashtu hodhi poshtë aneksimin “ilegal dhe të paarsyeshëm” nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës, duke e quajtur atë “grabitjen më të madhe të territorit europian me forcë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

I pyetur nëse trupat ukrainase duhet të përmbahen nga sulmet ndaj rajoneve të aneksuara, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, Stoltenberg tha se: “Ata mund të mbrohen, gjithashtu mund të vazhdojnë të çlirojnë territorin”. “Tërheqja”, tha ai, “do të ishte “pranimi i shantazhit bërthamor”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *