
Ditën e nesërme, 30 mars, Kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim Kryesinë e Partisë Socialiste.
Në këtë takim, mësohet se Rama do të diskutojë lidhur me zhvillimet e fundit pas kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako.
Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë kërkoi sot arrestimin e deputetit Bllako.
Kërkesa e SPAK i është dorëzuar Kuvendit, “për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”.
Sot, të martën, Rama mblodhi në një drekë pune ministrat e kabinetit qeveritar.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al