Kërkohej me ngulm nga Tuhel, futbollisti i Barcelonës jep përgjigjen








Mbrojtësi i Barcelonës, Serxhinjo Dest, ka vendosur të qëndrojë në skuadrën e Barcelonës. Futbollisti nuk dëshiron të largohet tani nga ekipi dhe është i gatshëm të luftojë për vendin e titullarit.

dest

Me ardhjen e Çavit në krye të stolit të Barcelonës, Dest nuk ka arritur të gjej formën e tij më të mirë dhe duket se në formacion do të jetë veterani Dani Alvesh. Kështu në Spanjë e bën të sigurt largimin e djaloshit nga “Kamp Nou”.

Largimi i tij do të ishte dhe në favor të Barcelonës, që dëshiron të rregullojë bilancet financiare. Çelsi ishte në kërkim të një mbrojtësi dhe amerikani Dest shihej i duhuri për Tomas Tuhel, por duket se klubi anglez nuk ka mundur t’i ndryshojë mendjen 21-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.