
15:33 07/09/2023
Policia po heton nëse trupi i një fëmije që u gjet në një lumë në Gjermani i përket Ben Needham.
Një vit më parë, trupi u gjet në lumin Rin në Bavari, i mbështjellë me letër alumini dhe i lidhur pas një guri.
Ben u zhduk në vitin 1991 në ishullin grek Kos teksa luante në shtëpinë e gjyshërve. Asokohe ishte 21 muajsh.
Nëna e tij, Kerry tha se është e kënaqur që policia e South Yorkshire po heton trupin pas apelit nga Interpol.

“Jam e kënaqur që ata po hetojnë. Çdo mundësi duhet të hetohet. Shpresa jonë është që një ditë do të dalë një informacion që do të zbulojë të vërtetën. Shpresoj që policia britanike do të kontrollojë dhe të kontaktojë autoritetet gjermane. Duhet ta mësojmë. Gjatë gjithë kohës kam thënë që nuk besoj që të ketë vdekur.
Rindërtimi i fytyrës ka pamjen e Ben. Nuk e kisha kuptuar se trafikimi i fëmijëve është kaq i përhapur dhe masiv”.
Menaxheri i databazës së ADN-së në Interpol tha: “Kemi marrë 33 pista nga publiku. Tani mund të hamendësojmë që djali nuk ishte gjerman”.
Mendohet se fëmija ka qenë 5-6 vjeç në kohën kur vdiq./tvklan.al
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al