“Kërkohen vendime strategjike dhe konsultime”/ Deputeti demokrat për reformat: Prioritet duhet të jetë zgjedhorja, më pas territorialja





oerd bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për reformat dhe prioritetet që priten të miratohen në Kuvend në sesionin e ri parlamentar.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bylykbashi e vendos theksin tek reforma zgjedhore, që sipas tij duhet të jetë e para ndër prioritetet e Kuvendit.

Sipas tij, kjo reformë duhet të pasohet me atë territorialen, ose në një skenar tjetër, të ndërmerren të dyja nismat në të njëjtën kohë.

Deputeti demokrat thotë se reformat e mira kërkojnë kohë, konsultime dhe ekspertië pasi në të kundërt përfundojnë me pasoja të dëmshme.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

Reformat nuk janë “panem et circenses” “Buke dhe cirk” thonin latinët. Në Romën antike, atë republikane dhe atë perandorake, për të qetësuar shpirtin e njerëzve nga tensionet apo hallet, shpesh shpërndahej grurë me çmim më të lirë se tregu apo organizoheshin lojra apo ndeshje të përgjakshme gladiatorësh. Mbi 60 mijë vetë mblidheshin në Colosseum dhe brohoritnin ndërkohë që harronin hallet e vërteta.

Refoma e sistemit zgjedhor për të ndryshuar sistemin e njëanshëm dhe antikushtetues të 30 korrikut 2020 duhet të jetë reforma “maestra”, e para mes të tjerave në prioritet. Pas saj, për nga rëndësia, vjen reforma territoriale, por pas saj. Njëkohshëm me territorialen duhet bërë reforma zgjedhore. Nëse ka gjë tjetër, duhet të mbajë radhën si prioritet politik. Sigurisht mund të bëhen në të njëjtën kohë që të shmangen lojërat. Ama jane të gjitha të mëdha, kërkojnë vendime strategjike, konsultime, ekspertizë e mbi të gjitha, konsensus. Nuk hidhen reformat në treg shpejt e shpejt për konsum të momentit politik, sepse përfundojnë në dizastër me pasoja afatgjata.

Reformat nuk zhvillohen kurrë të shëndetëshme nëse ka përplasje e aq më pak kur nuk ka kthjelltësi të brendëshme. Përndryshe, siç thumbonte poeti satirik latin Giovenale, nuk janë reforma por veçse “panem et circenses” apo “bukë dhe cirk” që i hidhen publikut në këtë shëmbëlltyrën e deformuar e të shëmtuar të Colosseum që është kjo politika jonë ku interesi personal ka vrarë rregullisht në arenë interesin publik.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *