
22:00 19/01/2022
Kompania e tij është nën hetim pasi dyshohet se ka kryer mashtrime financiare
Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump dhe dy fëmijët e tij mund të detyrohen të dëshmojnë para gjykatës pas hetimeve për marrëveshjet financiare të organizatës Trump.
“Për më shumë se dy vite, organizata Trump ka përdorur taktikat e vonesave për dalje para gjyqit, duke tentuar të pengojë hetimet legjitime për marrëveshjet financiare”, u shpreh Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James.
Prokurorët po hetojnë nëse Trump dhe kompania e tij kanë mashtruar bankat dhe zyrtarët për taksat rreth vlerave të aseteve, në mënyrë që të marrin kredi të favorshme.
Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar sa u përket të dhënave të siguruara deri më tani. Në fillim të këtij muaji, avokatët e Trump prezantuan një mocion për të parandaluar marrjen në pyetje, duke i konsideruar hetimet si të motivuara politikisht. Ish-presidenti amerikan po përballet me një mori betejash ligjore.
Ai po përpiqet të parandalojë një hetim të nisur nga demokratët për dhunën që shpërtheu në Kongres më 6 Janar të vitit të kaluar.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al