Kërkohet triumfi ndaj Partizanit, 10 arsyet përse fiton Tirana në derbi






Partizani-Tirana është sfida më e rëndësishme e javës së 33- të, por edhe ndeshja më e madhe e Shqipërisë. Luajnë kampionët e Shqipërisë, Tirana kundër rivalëve të përjetshëm të Partizanit. Po cilat janë arsyet përse duhet të fitojë Tirana në këtë derbi?

Tirana

1. Tirana e ka në ADN-në e saj që duhet të fitojë medoemos në derbi.

2. Në këtë sezon nuk ka fituar asnjë takim dhe se s’bën duhet t’ia dalë t’i mundë të kuqtë në ndeshjen e kampionatit. Sfidë që nuk e fiton prej korrikut të kaluar.

3. Një fitore në derbi do t’i prishte ëndrrën titull të kuqve dhe kjo do të ishte ekstazë për tifozët bardheblu që nuk janë të pranishëm në stadium.

4. Fitorja në derbi do të thoshte afrimin me vendin e tretë, pozicion që çon bardheblutë në Europë.

5. Sigurimi i Europës nga ana tjetër do të sillte te bardheblutë të ardhura të shumta financiare dhe do të siguronte sezonin e ri.

6. Edhe lojtarët pa kontratë do të siguronin vazhdimësinë, sepse pa Europë Tirana do të niste Europën.

7. Orges Shehi, nëse ia del këtë sfidë, me të gjitha mundësitë do të jetë trajneri i bardhebluve për sezonin tjetër.

8. Tirana është një nga skuadrat më në formë dhe ndoshta e vetmja që mund të përballet haptazi me të kuqtë.

9. Bardheblutë kanë më pak presion se të kuqtë, për vetë faktin se janë të pestët dhe sido që të jetë, nuk kanë çfarë të humbasin.

10. Nëse të kuqtë fitojnë sot në derbi, do të thellonin diferencën me ndeshje direkte ndaj Tiranës. Një fakt që s’mund të lejohet te bardheblutë.

Panorama Sport 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *