“Kërkojnë të bëjë politikë të brendshme me viktimat e Millosheviç”- Interpelanca për Srebrenicën, Spiropali: Përdoret si “gjyle” që vërtitet drejt Prishtinës me shpresë së shpërthimi andej të zgjidhë ndonjë problem ktej

kerkojne te beje politike te brendshme me viktimat e milloshevic interpelanca per srebrenicen spiropali perdoret si gjyle qe vertitet drejt prishtines me shprese































Ministja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në interpelancën e kërkuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu për gjenocidin serb në Srebrenicë ka hedhua akuza se opozita kërkon të bëjë politikë të brendshme me viktimat e Millosheviç.

elisa spiropali

Elisa Spiropali: “Nuk ka gjë më të ligë në politiken e brendshme të një vendi kur thellësinë e problemit të brendshëm e projektin jashtë.

Dhe ca më keq akoma kur nga një vend si Shqipëria ky problem përkthehet në gjyle që vërtiten drejt Prishtinës me shpresë së shpërthimi andej të zgjidhë ndonjë problem këtej.

Ka 10 vite që qeveria Rama dhe shumica jonë ka bërë ndarje të prerë nga ai lloj e soj që bëhet duke folur me veten për të dëgjuar jehohën e asaj që po vetë po themi.

Po të duam të harrojmë ne, apo analashkoni ju, është fakti që Shqipëria dhe shqiptarët po dëshmohen si faktor i pashmangshëm në rajonin tonë të trazuar dhe për 2 asyre kryesore, e para sepse minmalisht po dëshmon aftësi shtetformuese dhe dhe dinjitetn në çfarë po bën qeveria jonë, jemi në dakordi me të gjithë partnerët tanë për strategjitë.

Tirana jonë piolitike e sheh një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit të saj në politikën e saj me sytë nga Prishtina dyke u lutur edhe shpresuar që edhe Kosova dhe autoritetet e saj legjitime të harmonizojnë çdo hap me aletatët e përbashkët strategjik. Ne respektojmë vullnetin e autoriteteve të Kosovës në vendimmarrjen e tyre, por edhe nga ana tjetër mund të ndodhë që edhe ndonjë hap i tyre të mos jetë i sinkronizuar me hapat tonë, që i përsëris janë në harmoni me orkestrën e aleatëve tanë strategjikë.

Ne kuptojmë që përmes Shehut një segment nacional historik i politikës shqiptare kërkon të bëjë politikë të brendshme me viktima e vrasjeve, përdhunimeve, krimeve masive të Serbisë, të krijojë si afekt anësor jo vetëm në Prishtinë por edhe në Shqipëri pasojat e kësaj turbo-politike të tallavasë që në rastin më të mirë është naive dhe në një rast tjetër është dashakeqëse.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts