Kërkon të rimarrë vendin që i përket, Keidi Bare po bëhet gati për Anglinë








Keidi Bare duket se po lë pas dëmtimin që pësoi në grumbullimin e fundit me kombëtaren në momentin e duhur. Dy javë para ndeshjes së kuqezinjve ndaj Anglisë, mesfushori po kthehet pak nga pak në stërvitje të rregullt me klubin e tij dhe parashikohet që ndoshta duke filluar nga kjo fundjavë, të gjejë hapësira me Espanjol.

bare

Pas ndeshjeve me përfaqësuesen shqiptare, Bare u detyrua të humbasë ndeshet ndaj Kadiz, Elçe dhe Atletik Bilbao, pasi dëmtimi e la jashtë fushave të blerta dhe për pjesën më të madhe të kohës vetëm në stërvitje individuale. Gjithsesi, mesfushori ka nisur të stërvitet në dy ditët e fundit me grupin, duke zhvilluar pjesë të seancës me shokët e skuadrës dhe te Espanjoli besojnë se mund të luajë një rol që në sfidën ndaj Getafes këtë të diel.

Lojtari ishte titullar te Espanjol para këtij dëmtimi dhe do t’i duhen disa javë që të sigurojë përsëri vendin në 11-she. Por ndërkohë, nëse do të jetë në formë të mirë fizike, pakkush dyshon për rolin që do të luajë në ndeshjet e Shqipërisë, pasi Reja e sheh si një titullar të paprekshëm në mesfushën kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *