Kërkuan divorcin pasi ishim martuar me detyrim me kushërinjtë, vriten dy motrat pakistaneze

I hidhur ka qenë fati i dy motrave pakistaneze-spanjolle të moshës 21 dhe 24 vjeç, të cilat u vranë nga vjehërrit dhe anëtarët e tjerë të familjes në provincën lindore pakistaneze të Punjabit.

Krimi ndodhi për shkak të kërkesës për divorc nga burrat e tyre, pasi ishin martuar me detyrim. Vajzat ishin kthyer së fundmi nga Spanja për të nisur procedurat e divorcit nga dy kushërinjtë me të cilët ishin detyruar të martoheshin.

Aneesa dhe Arooj Abbas u mbytën dhe më pas u vranë të premten mbrëma në fshatin Nathia, në rrethin Gujrat. Nuaman Hussain, një zëdhënës i policisë lokale, tha se të dyja motrat dhe nëna e tyre ishin kthyer nga Spanja më 19 maj. Sipas tij, të rejat ishin martuar me kushërinjtë e tyre një vit më parë dhe tani dëshironin të divorcoheshin për t’u martuar me dëshirën e tyre në Evropë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.