Kësaj here radha ishte e Navalny-t! Vdekjet misterioze, të dhunshme dhe të pazgjidhura të armiqve të Putin

kesaj here radha ishte e navalny t vdekjet misterioze te dhunshme dhe te pazgjidhura te armiqve te putin

18:49 16/02/2024

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, ndërroi jetë në rrethana të paqarta teksa ndodhej në burg. 47-vjeçari, sipas njoftimit të Televizionit Shtetëror Rus, humbi jetën menjëherë pas përfundimit të shëtitjes së ajrimit.

Autoritetet ruse flasin paraprakisht për një dyshim për ishemi, por ende nuk ka një raport zyrtar mbi shkaqet e vdekjes së tij. Të shumtë kanë qenë ata që gishtin e fajit e kanë drejtuar nga Presidenti rus, Vladimir Putin. Sipas avokatit të Navalny-t bëhet fjalë për një vrasje të urdhëruar nga kreu i shtetit rus. Ndërkohë nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken akuzoi qeverisjen e Putin. Edhe të tjerë në Perëndim kanë deklaruar njëjtë si Blinken.

Në këtë artikull do të ndalemi tek fati i disa prej kundërshtarëve të Putin që ky i fundit ka hasur gjatë gati çerek shekulli në pushtet. I fundit, siç akuzojnë edhe perëndimorët duket se është Alexei Navalny, që pasi u dërgua në një burg në veri të rajonit federal të Uraleve, ka qenë dërguar rregullisht në qeli ndëshkimi si dhe është ekspozuar ndaj elementeve të kequshqyerjes.

Ndërkohë kundërshtarët e tjerë të Putin janë shënjestruar në mënyra të ndryshme: të vrarë me armë, helmim e madje edhe një rrëzim avioni. Shumica e vdekjeve nuk janë zgjidhur dhe cilësohen si aksidente apo vetëvrasje, duke lënë të hapur pyetjen se sa prej armiqve ka zhdukur gjatë këtyre viteve Vladimir Putin.

kesaj here radha ishte e navalny t vdekjet misterioze te dhunshme dhe te pazgjidhura te armiqve te putin

Alexander Litvinenko

Një numër ish-agjentësh të shërbimeve të inteligjencës ruse që dezertuan në Perëndim janë shënjestruar nëpërmjet helmimeve që nga viti 2000. Kjo metodë e errët e Putinit mori vëmendjen e gjerë të publikut në rastin e Alexander Litvinenko, një ish-anëtar i FSB-së, i cili kishte qenë kundërshtar i Putinit. Ai vdiq pasi u helmua me polonium-210 në Londër në vitin 2006. Vrasësit e tij, të cilët të dy kishin lidhje me shërbimet e inteligjencës, u akuzuan se hodhën në çajin e Litvinenkos elementin radioaktiv.

Pak para se të ndërronte jetë, Litvinenko u tha gazetarëve se shërbimet e sigurisë të FSB-së në Rusi drejtonin disa laboratorë helmesh që datonin nga koha e sovjetikëve. Një hetim britanik doli në përfundimin se Litvinenkon e kanë vrarë agjentë rusë, ndoshta me miratimin e Putinit.

Në vitin 2018 agjentë të agjencisë inteligjente të ushtrisë, GRU-së ruse, lanë agjentin nervor noviçok, në dorezën e shtëpisë së Sergei Skripal, një ish-oficer i inteligjencës ushtarake ruse, i dënuar me akuza për tradhti. Skripal dhe vajza e tij për pak sa nuk humbën jetën nga ky sulm. Dawn Sturgess, e cila jetonte në Salisbury, aty ku u krye sulmi, nuk kishte asnjë lidhje me familjen Skripal, por vdiq kur u ekspozua ndaj këtij agjenti nervor.

kesaj here radha ishte e navalny t vdekjet misterioze te dhunshme dhe te pazgjidhura te armiqve te putin

Yevgeny Prigozhin

Ish-kreu i grupit paraushtarak Wagner nuk ishte në kushtet më të mira përballë Putinit kur mbërriti në Moskë në Gusht të vitit të kaluar. Ai duhej të ishte atje për bisedime me Putinin pas rebelimit të tij dhe mercenarëve që pushtuan qytetin e Rostovit dhe nisën të marshonin drejt Moskës. Dukej se ai kishte arritur një marrëveshje me Kremlinin, duke pranuar që të çonte trupat në Bjellorusi dhe të përqendronte aktivitetet e grupit jashtë Ukrainës. Por një shpërthim në avionin e tij e rrëzoi në tokë duke e vrarë Prigozhin, komandantin e terrenit, Dmitry Utkin dhe tetë persona të tjerë që ndodheshin në bord.

Putin doli publikisht për këtë ngjarje, por jo për të pranuar gjë. Ai nisi të lavdëronte Prigozhin që vetëm pak kohë përpara e kundërshtoi.

“E kam njohur Prigozhin për një kohë të gjatë, që prej viteve 1990. Ai bëri disa gabime të rënda në jetë, por arriti rezultate të nevojshme për veten, por edhe për të mirën e përgjithshme”, tha Putin.

Pas kësaj, Putin nënshkroi një dekret që i detyronte trupat e Prigozhinit që të betoheshin për flamurin kombëtar të Rusisë.

kesaj here radha ishte e navalny t vdekjet misterioze te dhunshme dhe te pazgjidhura te armiqve te putin 1

Boris Nemtsov

Një nga vrasjet e kritikëve të Putinit është edhe ajo e Boris Nemtsov në vitin 2015. Ai ishte një ndër liderët e opozitës dhe që kishte shërbyer si zv/kryeministër i Boris Yeltsin. Nemtsov shihej si një pasardhës i mundshëm. Ai u qëllua katër herë nga mbrapa nga një vrasës i paidentifikuar. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan pesë çeçenë, por njerëz afër me Nemtsov besonin se Kremlini ishte i përfshirë në këtë ngjarje.

Nga një investigim i përbashkët nga gazetarët e Insider, BBC dhe Bellingcat u zbulua se Nemtsov kishte qenë nën survejimin e agjentëve të FSB-së për gati një vit para se të vritej në një urë. Aty tregohej se disa nga këta agjentë ishin të përfshirë në helmimet e kritikëve të tjerë të Kremlinit.

kesaj here radha ishte e navalny t vdekjet misterioze te dhunshme dhe te pazgjidhura te armiqve te putin 1

Anna Politkovskaya

Në listën e armiqve të Putinit ishte edhe një femër. Gazetarja Anna Politkovskaya kishte qenë kritike ndaj Putinit dhe liderit çeçen, Ramzan Kadyrov. Ajo u qëllua në apartamentin e saj në Moskë në vitin 2006.

Gazetarja ishte ndër më të shquarat në Rusi dhe vrasja kishte një efekt rrëqethës për median e lirë në vend. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan pesë persona, por prokuroria pohoi se nuk e kanë gjetur kurrë atë që urdhëroi krimin.

Putin asokohe kërkoi që të gjendeshin vrasësit e gazetares, por shtoi edhe se ndikimi i Anna Politkovskaya-s në jetën ruse kishte qenë shumë i vogël.

kesaj here radha ishte e navalny t vdekjet misterioze te dhunshme dhe te pazgjidhura te armiqve te putin 2

Vdekje të pashpjegueshme

Ndërkohë ka pasur raporte se drejtues të njohur rusë kanë vdekur në rrethana misterioze, duke përfshirë vetëvrasje apo rënie nga lartësi të mëdha. Në vitin 2013, Boris Berezovsky u gjet i varur në banjën e shtëpisë së tij në Londër. Nga një i përfshirë brenda në Kremlin, ai ishte kthyer në kritik ndaj qeverisë Putin. Për këtë arsye kërkoi azil në Britani në vitet 2000.

Hetimet nuk kanë vërtetuar nëse ka pasur ndonjë shkak tjetër përveç asaj të përcaktuar zyrtarisht si ajo e vetëvrasjes. Disa prej bashkëpunëtorëve të Berezovsky-t kanë vdekur gjithashtu në rrethana misterioze. Ndër ta është edhe Badri Patarkatsishvili, një oligark gjeorgjian dhe partner biznesi me të si dhe Nikolai Glushkov dhe Yuri Golubev, të cilët u gjetën të vdekur në Londër.

Shkrim nga The Guardian

Përshtati në shqip Gramoz Pisha, TVKLAN.AL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts