Këshilli Gjyqësor i Bullgarisë voton shkarkimin e Geshevit si kryeprokuror

keshilli gjyqesor i bullgarise voton shkarkimin e geshevit si kryeprokuror
keshilli gjyqesor i bullgarise voton shkarkimin e geshevit si kryeprokuror

11:03 13/06/2023

Bullgaria ka ndërmarrë hapa për largimin e kryeprokurorit Ivan Geshev nga posti i tij para përfundimit të mandatit të tij shtatëvjeçar, për shkak të pakënaqësisë në rritje nga brenda dhe jashtë vendit lidhur me dështimin e tij për të trajtuar korrupsionin e përhapur në vend.

Më 12 qershor, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë votoi për shkarkimin e Geshevit pas një periudhe intrigash politike, duke përfshirë një incident të supozuar me bombë që synonte prokurorin.

Shkarkimi kërkon miratimin nga presidenti Rumen Radev për t’u zbatuar zyrtarisht.

Ky vendim i këshillit vjen menjëherë pas formimit të një qeverie të re koalicioni në Bullgari, e cila i dha përparësi largimit të Geshevit, një figurë politike me shumë ndikim në vend.

Menjëherë pas vendimit të këshillit, Ivan Geshev, 52 vjeç, kritikoi ashpër rezultatin dhe bëri përgjegjës ish-kryeministrin Bojko Borisov dhe manjatin me ndikim të biznesit Delyan Peevski për shkarkimin e tij.

Geshev ishte parë si një i emëruar besnik i Borisovit dhe Peevskit, të cilët së bashku kanë dominuar politikën bullgare për pjesën më të madhe të 14 viteve të fundit. Por, Borisov kohët e fundit mbështeti thirrjet për shkarkimin e Geshev pasi partia e tij GERB kërkonte të formonte një qeveri koalicionin me partinë Bullgaria Demokratike.

Geshev u zgjodh në fund të vitit 2019 për një mandat shtatëvjeçar nga këshilli prej 25 anëtarësh, që besohet të jetë nën kontrollin e Borisovit dhe Peevskit.

Pas zgjedhjes së tij, aktivistët shprehën menjëherë zemërimin, duke akuzuar Geshevin për kryerjen e hetimeve të motivuara politikisht gjatë mandatit të tij si prokuror special kundër korrupsionit.

Veprimet e Geshevit tërhoqën vëmendjen e Senatit të Shteteve të Bashkuara, i cili kritikoi në mënyrë të pazakontë zyrën e tij për dështimin në luftim korrupsionin, duke shënuar një qortim të konsiderueshëm për një shtet anëtar të NATO-s.

Në shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Britania vendosën sanksione ndaj disa individëve bullgarë të përfshirë në korrupsion, një lëvizje që disa ekspertë e interpretuan si një manifestim të zhgënjimit në rritje në Uashington dhe Londër mbi paaftësinë e Geshevit për të luftuar efektivisht figurat me ndikim të përfshirë në praktika korruptive.

Bullgaria renditet dobët për sa i përket perceptimit të korrupsionit brenda Bashkimit Evropian, sipas Transparency International.

Nën presionin në rritje, Geshev pretendoi në maj se ai kishte qenë objektiv i një sulmi me bombë në anë të rrugës, megjithëse kritikët argumentuan se ai ishte organizuar vetë atë atentat, për të forcuar imazhin e tij.

Presidenti Radev nuk ka specifikuar se kur do ta miratojë shkarkimin e Geshevit, pasi nuk ka një afat të caktuar/REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts