
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.
Mësohet se ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi menjëherë. Bejtja ka shërbyer më parë edhe si deputet i Partisë Socialiste.
VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI BELINDA BALLUKU
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al