Këshilli i Ministrave miraton kreditë për studentët, Kushi: Ja kriteret, do të përfitojnë vetëm ata që…

keshilli i ministrave miraton kredite per studentet kushi ja kriteret do te perfitojne vetem ata qe
keshilli i ministrave miraton kredite per studentet kushi ja kriteret do te perfitojne vetem ata qe

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar kreditë për studentët në vendin tonë. Ajo tha se kredia do t’u jepet atyre studentëve që nuk kanë përfituar bursë apo që nuk janë të përjashtuar nga tarifa vjetore.

Kredia do të jepet me dy këste dhe do të përllogarisë tarifën e universitetit si dhe një shumë parash që shkon ekuivalent me pagën minimale.

Studentët do të nisin pagesën pas përfundimit të studimeve master ose bachelor.

“Ne ndër vite kemi ndërmarrë shumë vendime, dhe sot vijmë me kredinë studentore. Çdo student që ndjek studimet në një universitet ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore për të financuar studimet e tij, edhe tarifat edhe kostot e jetesës, duke përllogaritur kufirin e pagës minimale.

[embedded content]

Do të financohet vetëm një program studimi, pra mund të aplikojë ose për bachelor ose për master, dhe institucion përgjegjës do të jetë AKFAL. Kredia do të jetë pa kolateral, jepet me dy këste. Shlyerja, afatet do jenë të përcaktuara, për studentët e bachelor detyrimi do të fillojë re vite pas kontratës dhe për masterin, dy vite pas kontratës. Ata që ndjekin program 5 vjeçar, do të nisë pas 5 vitesh. Studentë do jenë ata që nuk kanë përfituar bursa apo përjashtim nga tarifa”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts