Këshilli i ri Kombëtar/ Reagon dega e PD në Britani: Vlerësojmë vendosmërinë e Lulzim Bashës: Diaspora nuk pajtohet me regjimin autokratik








Dega e PD ne Britani ka reaguar pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar, ku ndër të tjera ka vlerësuar vendosmërinë e liderit te opozitës, Lulzim Basha.

basha-naim hasani

Me anë të një reagimi në Facebook, Kryetari Naim Hasani thotë se në muajt në vijim Partinë Demokratike e pret një betejë e fuqishme.

Sipas tij, PD është e vetmja forcë që e dërgon Shqipërinë në arenën Ndërkombëtare dhe se diaspora nuk e lejon regjimin autokratik të instaluar në Shqipëri.

“Një beteje e fuqishme na pret ne muajt ne vijim si ne parlament edhe ne arenën kombëtarë e ndërkombëtare për një Shqipëri si gjithë Euroja, për te faktuar krimin elektoral dhe për te bindur te gjithë shqiptarët për alternativen tone, Evropianë, demokratike dhe qytetare.

Ne kushtet ku ndodhet Shqipëria, përfshirja e diasporës ne aksionet per te rikthyer demokracinë ne Shqipëri është prioritet absolut i Partisë Demokratike dhe jemi te bindur se gjysma e popullsisë te Republikës se Shqipërisë qe jeton ne mërgim nuk mund dhe nuk do te pajtohet me regjimin autokratik te instaluar ne atdheun tone”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë i degës së PD në Britani

Dega e PD ne Britani gjate ketyre dy diteve ka ndjekur me shume interes dhe shprese per shqiptarët, procesin e zgjedhjeve te reja per Keshillin Kombetar te Partise Demokratike te Shqiperise.

Pershendesim përmbylljen e këtij procesi ne kohe te shpejte dhe vlerësojmë vendosmërinë e liderit te opozites z. Basha per ti dhene mundesine demokratëve te zgjedhin dhe te zgjidhen ne forumin me te larte vendimmarres te PD.

Me kete rast ju urojme fitoren te gjithe te zgjedhurve dhe shprehim besimin se do te punojme te gjithe se bashku, per ti shkurtuar sa me shume ditet, sistemit totalisht te deshtuar te instaluar ne Shqiperi nga “Rilindja” shkatrrimtare.

Nje beteje e fuqishme na pret ne muajt ne vijim si ne parlament edhe ne arenen kometare e nderkombetare per nje Shqiperi si gjithe Europa, per te faktuar krimin elektoral dhe per te bindur te gjithë shqiptarët per alternativen tone, Europiane, demokratike dhe qytetare.

Ne kushtet ku ndodhet Shqiperia, perfshirja e diaspores ne aksionet per te rikthyer demokracine ne Shqiperi eshte prioritet absolut i Partise Demokratike dhe jemi te bindur se gjysma e popullsise te Republikës se Shqiperise qe jeton ne mergim nuk mund dhe nuk do te pajtohet me rregjimin autokratik te instaluar ne atdheun tone.

Suksese Partise Demokratike dhe shqiptarëve te ndershem kudo qe ndodhen. Zoti e bekofte rrugetimin tone te perbashket per te ardhmen e femijeve tane dhe gjeneratave qe do te vijne ne token tone arbërore!

Per Degen e PD ne Britani

Kryetari 

Av. Naim Hasani

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *