Këshilli i Sigurimit në OKB/ Ministrja Xhaçka: Sot filluam intervistat me kandidatët, ekipi do jetë zëri dhe fytyra e shqiptarëve








Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka bën me dije se sot kanë nisur intervistat me kandidatët për ekipin që do përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit.

xhcka

Ministrja thotë se ekipi do vlerësohet nga diplomatë me përvojë të MEPJ dhe përfaqësues të Këshillit të Ministrave.

Njoftimi i ministres Xhaçka

Sot filluam intervistat me kandidatët për Ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, të cilët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të MEPJ dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave.

Është dita e parë e një procesi që do të përmbyllet në fund të kësaj jave, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve si nga përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm, ashtu edhe nga kandidatë nga qytetarë e qytetare shqiptare nga mbarë bota, ekspertë e profesionistë, që kanë shprehur vullnetin të kontribuojnë duke përfaqësuar vendin e tyre si pjesë e Ekipit.

I falënderojmë të gjithë ata që kanë aplikuar për dëshirën dhe vullnetin e mirë. Ekipi që do të dalë në fund të këtij procesi do të jetë zëri dhe fytyra e shqiptarëve në Këshillin e Sigurimit prandaj do të bëjmë çdo gjë që shqiptarët të përfaqësohen në këtë moment historik vetëm nga profesionistët më të mirë!

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *