Këshilli Presidencial i Libisë paralajmëron Italinë të mos ndërhyjë në punët e brendshme

Këshilli Presidencial i Libisë ka reaguar ndaj Italisë e cila po punon për të organizuar një “forum të dialogut kombëtar” pa u koordinuar me të dhe e paralajmëroi Italinë të mos ndërhyjë në punët e saj të brendshme.

Kreu i Këshillit Presidencial, Mohamed Al-Menfi lidhur me çështjen i dërgoi një mesazh ministres së Jashtme të Libisë, Najla Mangoush.

Në mesazh u theksua se është mësuar se Ministria e Jashtme me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Italisë është përgatitur të dërgojë një delegacion nga pjesa jugore (Fezan) e Libisë për të zhvilluar një “forum të dialogut kombëtar” në territorin e Italisë pa u koordinuar më parë me Këshillin Presidencial.

Po ashtu në mesazhin e Këshillit dënohet ky hap i hedhur nga Italia dhe kërkohet anulimi i forumit.

Më tej në mesazh paralajmërohet Qeveria e Romës të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Libisë dhe të respektojë parimet shtetërore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *