Këshillimi Kombëtar “mollë sherri” për tenderat, KPP urdhëron modifikim të dokumenteve








Në dyert e shtëpive ka qenë e pamundur të mos keni vënë re zarfa të bardhë me logon e Këshillimit Kombëtar.

keshillimikombetar

Brenda tij disa pyetje që kërkojnë përgjigjen e publikut. Ashtu sikurse është e pamundur sot të hapësh ndonjë nga faqet e ministrive apo institucioneve të tjera të varësisë pa u shfaqur në ekranin e kompjuterit dritarja e këshillimit.

Një sipërmarrje e kësaj natyre duke kërkuar komunikim dhe reagim në çdo formë e kanal komunikimi duket se është bërë mollë sherri edhe për bizneset që marrin pjesë në proceduat e prokurimit të organizuara nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Së fundmi në Komisionin e Prokurimit Publik mbërriti një ankesë nga një prej operatorëve për një prej procedurave që lidhen me materialet promocionale të Këshillimit Kombëtar.

Në parashtrimin e një sërë çështjeve Komisioni i Prokurimit Publik, ka gjykuar, se autoritetet kontraktore në hartimin e specifikimeve teknike, krahas përshkrimit të saktë të nevojave të këtij të fundit, duhet të kenë në vëmendje faktin, se hartimi i specifikimeve teknike duhet bërë në një mënyrë gjithëpërfshirëse duke krijuar kushte për konkurrim të paanshëm e të hapur ndërmjet të gjithë kandidatëve e ofertuesve, duke përshkruar sa më saktë dhe në mënyrë të plotë karakteristikat e mallrave/shërbimeve/punëve dhe në përputhshmëri me objektin e kontratës.

Duke i dhënë në një pjesë të çështjeve të drejtë auroritetit kontraktor për të vendosur kushtet që mendohet se mund të bëjnë më mirë punën që ai kërkon një operator ekonomik Komisioni gjithsesi ka vendosur që të pranojë pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik. Ndaj për procedurën ka kërkuar që të bëjë modifikime në dokumentet e tenderit ende në vazhdim.

“Komisioni i Prokurimit Publik njëzëri, Vendos 1. Të pranojë pjesërisht ankesën e operatorit ekonomik “Albdesign PSP” SHPK për procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur, e thjeshtuar”, me Nr. REF-18441-02-02- 2022, me objekt “Blerje dhe printime të materialeve promocionale për Këshillin Kombëtar”, me fond limit 3,905,561 lekë pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar në datën 03.02.2022 nga autoriteti kontraktor, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje. 2. Autoriteti kontraktor të kryejë modifikimet përkatëse të dokumenteve të tenderit në SPE, sipas konstatimeve të mësipërme të Komisionit të Prokurimit Publik. 3. Autoriteti kontraktor, brenda 5 ditëve, të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendim” thuhet në vendimin e KPP./Monitor

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *