Këshillimi Kombëtar/ Rama: A duhet bërë amnistia e parave të padeklaruara në emigrim? Të huajt kanë rezerva, ne do vendosim vetë








Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të martë një takim me qytetarë në qytetin e Durrësit, në kuadër të programit të Këshillimit Kombëtar.

edi rama2

Rama në fjalën e tij u shpreh se program i Këshillimit Kombëtar përmban nisma të cilat kërkojnë një shumicë të thjeshtë në parlament dhe mund të ndërmerren nga Partia Socialiste.

Ai u u ndal gjatë në një pikë të këshillimit që është deklarimi i të ardhurave të emigrantëve që janë përfituar nga puna në të zezë.

Rama u shpreh se njohja e këtyre kursimeve është një çështje e debatueshme, pasi mund të shërbejë dhe për pastrimin e parave të grupeve kriminale dhe ndaj maxhoranca i drejtohet popullit për të marrë një opinion.

“Pjesa dërrmuese nuk janë çështje që kërkojnë një votë dërrmuese. Janë çështje që ne kemi mundësi ti marrim, pasi duan një shumicë të thjeshtë.

Po marr një çështje që është shumë e rëndësishme por që prek shumë familje. Çështja e kursimeve të emigrantëve në lekë të pa depozituar në bankë. Të gjithë emigrantët kanë bërë punëra në të zezë dhe kanë kursyer para që një pjesë e kanë sjellë këtu për familjen dhe një pjesë e kanë mundur ta ruajnë cash në shtëpi. Për ta është e pamundur që ato para t’i çojnë nëpër banka në vendet ku janë.

Këtu nuk bëhet fjalë për para të fituara në aktivitete kriminale, pasi për paratë e fituara në aktivitete kriminale nuk ka asnjë lloj mundësie formalizimi pa pasoja. Këtu bëhet fjalë për para të fituara me punë.

Për shkak të filtrimit të bankave është e pamundur që t’i të argumentosh dot pasi nuk i përgjigjen historikut të punës tënde. Ky është një vendim për t’u marrë dhe ka padiskutim një shtysë të brendshme për të thënë po duhet marrë, por ka dhe kundërshti.

Kundërshti që vijnë edhe brenda nesh, pasi këto janë vendime që çojnë në ligje amnistie për kursimet e padeklaruara të njerëzve. Në këtë rast fokusi ynë janë emigrantët, por mund të përdoret dhe për pastrimin e parave. Ky është një risk.

Ka dhe një qëndrim nga institucionet partnere të cilat shprehin një rezervë. Këtë mekanizëm e ka bërë dhe Italia fqinje, prandaj ne mendojmë se ne duhet të vendosim vetë, së bashku me qytetarët shqiptarë, të cilët duhet të thonë mendimin e tyre”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.