Këshilltari i SHBA-së për Siguri Kombëtare këtë javë në Izrael dhe Palestinë

Këshilltari i SHBA-së për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan këtë javë do të udhëtojë në Izrael dhe Palestinë, konfirmoi të hënën zëdhënësja e zyrtarit të lartë Emily Horne.

Sullivan do t’i bashkohet Brett McGurk, zëvendës ndihmës i presidentit Joe Biden dhe koordinator për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Lindjes së Mesme, Yael Lempert, tha Emily Horne.

“Sullivan do të takohet në Izrael me kryeministrin Naftali Bennett dhe zyrtarë të lartë të qeverisë izraelite për të riafirmuar përkushtimin e SHBA-së për sigurinë e Izraelit dhe për të diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi strategjike për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Izrael, përfshirë kërcënimin që paraqet Irani”, thuhet në një deklaratë.

Sullivan pritet gjithashtu të bashkëkryesojë Grupin e Katërt Konsultativ Strategjik (SCG) me homologun e tij izraelit, Eyal Hulat.

Në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, Sullivan do të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të diskutuar “përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve amerikano-palestineze dhe për të promovuar paqen dhe sigurinë për palestinezët dhe izraelitët”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *