Këshilltari i Vjosa Osmanit jep lajmin: Së shpejti shqiptarët e Luginës mund të marrin nënshtetësinë e Kosovës

Artan Murati, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në ditët e fundit të vitit që lamë pas, ka miratuar një koncept-dokument për Shtetësinë, prej të cilit do të dalë Ligji i ri për shtetësinë.

Me anë të këtij ligji, shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t’u mundësohet pajisja me shtetësi të Republikës së Kosovës.

Kushti të cilin duhet ta plotësojnë shqiptarët e Kosovës Lindore është qëndrimi në Kosovë të paktën pesë vjet. Murati premtoi se shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë.

“Me 29 dhjetor 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Shtetësinë.
Shumë i lumtur që në këtë koncept-dokument, prej të cilit më pas do të dalë edhe Ligji i ri për Shtetësinë, është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyres së Presidentes, i cili do t’ua mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanoci të pajisen me shtetësi të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku 5 vite nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të Shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë Koncept Dokument, ndërsa sa i përket kritereve procedurale do të rregullohet me akte nënligjore që nxirren nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë. Koordinimi institucional është i nivelit më të lartë, dhe kjo do të sjellë rezultate pozitive. Hapi i rradhës: hartimi i projektligjit dhe më pas miratimi i tij në Kuvend. Po duket vit i mbarë në këtë drejtim”, shkruan Murati.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.