Këshilltarja e UEFA-s dhe e FIFA-s “ngrin” Juven: Mund të dënohen…






Andrea Anjelin kam kohë që nuk e kam dëgjuar, përveç një mesazhi urimi që ai më dërgoi për relacionin tim në FIFA. Gjithsesi, edhe pse me zemër në dorë, duke qenë se të gjithë e njohin tifozllëkun tim për Juventusin, unë konfirmoj edhe njëherë tjetër mendimin që kam dhënë disa javë më parë.

kristillin

Për klubet pjesëtare të UEFA-s ka një urdhër sportiv, një lloj kontrate mund ta quajmë. Dhe kush qëndron jashtë saj, nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet UEFA. Prandaj, Anjeli bën mirë që të heqë dorë nga ideja e Super Ligës dhe ta mbyllë këtë çështje”. Është ky mendimi i Evelina Kristilin, një prej grave më të pushtetshme në politikat sportive dhe jo vetëm, e cila është jo vetëm këshilltare e UEFA-s, por edhe pjesë e bordit ekzekutiv të FIFA-s, pavarësisht se pa “portofol” (nuk paguhet nga asnjë prej dy organizmave.

Por, si tifoze e Juves dhe të mirës që i do kësaj skuadre, ajo paralajmëron: “Nuk e di se si do të shkojë sprinti Champions në Itali, por ajo që dua është që lufta mes UEFA-s dhe Juves, Realit e Barçës të mbarojë sa më shpejt. Tashmë, dosja kundër tyre është përpiluar dhe nuk e di se si do të përfundojë beteja në gjykata. Por, nëse këto 3 klube nuk heqin dorë, atëherë unë kryqëzoj gishtat, por dënimet mund të jenë shumë të rënda”, deklaroi Kristilin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *