“Këta janë Hupja, Shupja dhe Dupja, të gjithë falsifikatorë!”, Avokat Ngjela këshillon Bashën të kallëzojë në SPAK Berishën: Po tenton kryengritje në PD. Ta dijë mirë se…








Avokat Spartak Ngjela, përmes një interviste të dhënë në News 24, ka folur në lidhje me zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike, pas mbledhjes së firmave nga ish-kryeministri Berisha për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Ngjela shprehet se ish-lideri i PD-së po kryen veprime jashtë statuore pasi nuk i ka dorëzuar firmat në organet e partisë, por do t’i dorëzoj ato në një komision të vetin, duke ngritur dyshime se janë të falsifikuara.

ngjela5

Avokati këshillon liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të ngre padi në SPAK ndaj Berishës për falsifikim të firmave, pasi sipas tij ish-lideri historik po tenton ta rimarrë PD-në me kryengritje.

Por avokati shkon dhe më tej, ku e këshillon ish-kryeministrin të bëjë kujdes në planin e tij se në Shqipëri ka forca amerikane.

“Këta janë Hupja, Shupja, Dupja dhe Lupja të gjithë gënjeshtarë dhe falsifikatorë. Kanë një statut që u thotë bjeni firmat të verifikojmë. Sepse nga verifikimi do të jepet mandati që mund të votojnë në Kuvendin Kombëtar. Ata nuk kanë zgjidhur ende problemin e 25% që mbledh Kuvendin. Nuk dihet nëse janë mbledhur 25% të firmave. Ky ka qenë shteti i Saliut që kur ka qenë president. Emërimi me gojë pa dekret. Emërime prokurorësh vetëm me gojë.

Dëgjoj që thonë aty që është figurë historike, Berisha është figurë ant-historike për atë parti, prisni sa të dalin provat nga Uashingtoni.

Po të isha unë kryetari i Partisë Demokratike do të bëja denoncim në SPAK, kemi të dhëna që kanë falsifikuar firmat. E ka kryetari i partisë, ose sekretari në dorë ta çojë në SPAK. Do ta çojë në SPAK? Merr fund loja pastaj. Vetëm goditja penale neutralizon mashtruesit. Kuptohet që është gënjeshtër. Në rast se është që janë firma false është korrupsion. Vetëm forca e ligjit rregullon sistemin në një botë demokratike, jo anarkia. Ata kanë një statut, çdo veprim jashtë statutit është i pavlefshëm. Nëse bëjnë veprime jashtë statutit shkojnë në burg.

Unë ju thashë nuk mbahet Kuvendi, komedia ka filluar. Ju kam paralajmëruar është komedi, ne qeshim, për ata është tragjedi.

Sekretari i Përgjithshëm tha bjer firmat të hapim procedurën ai thotë unë kam komisionin tim. Nuk e njohin shtetin ata, pasi ata që ka Saliu rrotull kanë ecur me arkaizmin anti-shtet Berisha.

Ai e di statutin, pse nuk e zbaton? Firmat i ka fallco, do mbledhë njerëz fallco në një sallë, ata do bëjnë kuvendin, do zgjedhin organet dhe pastaj ai do bëjë kryengritje të marri partinë. Mbaje mend kështu do të ndodhë. Por ta dije mirë Saliu se ka forca amerikane këtu. Pse s’e bëri kryengritjen e parë, erdhën manovrat ushtarake dhe iku me bisht ndër shalë”, tha Ngjela.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *