“Këtë fundjavë nis vaksinimi i operatorëve turistikë”- Manastirliu: Të shtunën mbërrijnë 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca



Këtë fundjavë do të nisë vaksinimi kundër koronavirusit edhe i operatorëve turistikë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama teksa vizitoi një qendër vaksinimi në Kamëz.

“Sot kalojmë mbi 300,000 vaksinime të kryera dhe në fundjavë nisim vaksinimin e operatorëve turistikë”, shkruan Rama.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se “të shtunën vijnë edhe 40 mijë doza të vaksinës AstraZeneca nga instrumenti Covax”.

Në qendrën e vaksinimit në Kamëz një i moshuar iu drejtua Ramës me fjalët “kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë”, ndërkohë kryeministri ia ktheu: “Më i gjati jam e di”.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *