Këtë verë priten vonesa të shumta në shumicën e aeroporteve të Europës

15:30 10/05/2022

Shkak i vonesave në fluturime është mungesa e stafit në aeroportet e mëdha

Teksa shumë qytetarë kanë filluar të mendojnë se ku do të kalojnë pushimet  verore pritet që këtë vit të ketë vonesa të fluturimeve në shumë aeroporte të Europës.

Në aeroportin Schiphol, Holandë ka mungesë stafi për shkak të problemeve financiare si pasojë e pandemisë së Covid-19. Pas heqjes së kufizimeve të Covid-19 nga shumë vende, të gjithë aeroportet në Europë kanë luftuar për të përballuar fluksin e papritur të udhëtarëve.

Sipas drejtorëve të përgjithshëm të aeroporteve të Europës, Olivier Jankovec dhe Fabio Gamba, përballja me këtë rritje të papritur dhe me përqendrimin e trafikut ajror ka qenë sfiduese për aeroportet dhe partnerët e tyre operacionalë, duke veçuar operatorët tokësorë.

66% e aeroporteve të Europës presin që vonesat e fluturimeve të rriten për udhëtarët për shkak të fluksit të madh të fluturimeve.

Arsyeja e vonesave nëpër aeroporte do të ndodhë për shkak se numri i stafit nuk është në nivelet e kërkuara nga aeroportet. Gjysma e aeroporteve parashikojnë rritje të vonesave në fluturime, ku 16% e tyre presin që anulimet e fluturimeve të rriten.

E duke pasur parasysh një gjë të tillë, shumica e aeroporteve – veçanërisht ato më të mëdha – presin që cilësia e përvojës së pasagjerëve të “ndikohet në mënyrë të pashmangshme” këtë verë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.