Këto fotografi tregojnë përmbytjen më vdekjeprurëse që po shkatërron Kinën

Reshjet rekord të ditëve të fundit po mbushin rrugët dhe stacionet e metrosë në Zhengzhou, duke lënë të paktën 25 njerëz të vdekur dhe mijëra të bllokuar.

Ndërsa në pjesën tjetër të botës dominon thatësira dhe vala e të nxehtit,  provinca Henan e Kinës, e cila ka një popullsi prej mbi 100 milionë njerëz po përjeton përmbytjet më të mëdha në histori. Mungesa e ushqimit është raportuar gjithashtu në të gjithë provincën ndërsa autoritetet kineze kanë vendosur punonjës të urgjencës.

Fatkeqësitë e motit janë të lidhura me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit. Planeti tashmë është ngrohur 2.1 gradë më shumë  që nga viti 1880, sipas NASA-s. Uraganët po bëhen më të lagësht dhe më të rrezikshëm. Reshjet më të mëdha të shiut po shkaktojnë më shumë përmbytje në brendësi.  Kostoja e katastrofave klimatike po rritet .

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *