Këto janë dy bukuroshet që do të përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në Miss Universe

TIRANE

Mbrëmjen e kaluar u mbajt spektakli Miss Universe Albania & Kosovo, ku siç është traditë zgjidhen përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës për konkursin ndërkombëtar Miss Universe. Dy vajza janë kurorëzuar si më të bukurat e mbrëmjes dhe ato janë, Ina Dajçi për Shqipërinë dhe Tuti Sejdiu për Kosovën.

Ina Djaçi është 27 vjeçe, që prej moshës 18-vjecare jeton në SHBA, ku ka studiuar në fushën e arkitekturës dhe historisë së artit. Puna me profesionistë i ka ngjallur një pasion për fotografinë dhe pjesa e saj e preferuar është kreativiteti në set. Të ishte pjesë e në një konkursi bukurie si Miss Universe Albania nuk ishte diçka e pamenduar, pasi Ina beson se pjesëmarrja e saj mund të sjellë një risi në këtë aktivitet kulturor.

Tuti Sejdiu është 19 vjeçe dhe vjen nga Gjilani. Ajo ka përshkruar pozitivitetin, vetëbesimin dhe intuitën si armët e saj më të forta, me ndihmën e së cilave ka arritur aty ku ka dëshiruar. Ajo merret me modeling që nga mosha 15-vjeçare dhe ka qenë pjesë e konkurseve te ndryshme të modës si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.  Pjesëmarrjen në Miss Universe e ka quajtur përmbushjen e ëndrrës së saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *