“Këtu gëzohen për 1-0”, De Ligt flet për tri sezonet si bardhezi: E kam tepruar me respektin për Ronaldon e Bufonin









Zbarkoi te Juventusi pasi u paguan 80 milionë euro për të dhe me etiketën e kampionit të së ardhmes në mbrojtje. Dhe çfarë është e vërteta, Matajs de Ligt ka treguar se paratë dhe komplimentet për të vlenin të gjitha, pasi holandezi është shumë herë më i fortë dhe më i pjekur sesa 22 vitet që ka mbi shpatulla.

de ligt ronaldo

Sigurisht, impakti i tij nuk ishte ndër më të bukurit, duke qenë se sezoni i parë u kushtëzua nga disa prekje të shumta me dorë, të cilat shkaktuan 4-5 penallti të rëndësishme dhe i dhanë pseudonimin e “volejbollistit”, por De Ligt e kuptoi shumë shpejt se ndryshe nga realiteti holandez në Itali nevojitej të nxirrte menjëherë karakterin e fortë që kishte, siç tregon në një intervistë për “ParamountPlus”.

Respekt i tepruar – “Fillimi në Torino nuk ishte i vështirë, por i komplikuar, po dhe kjo vetëm sepse jam një djalosh që fal shumë respekt. Dhe ndoshta, shpeshherë e kam tepruar duke ia treguar atë të tjerëve, si për shembull ndaj Kristiano Ronaldos dhe Xhanluixhi Bufonit.

Ajo që duhet kuptuar është se pavarësisht imazhit dhe kurrikulumit të tyre, në fund të ditës jemi të gjithë pjesë e skuadrës, jemi të gjithë të barabartë dhe paguhemi për të bërë secili detyrën e tij. Sepse ideja ime është që vetëm duke qenë të gjithë të barabartë më pas mund të mbetemi kolegë apo pse jo edhe shokë të mirë në vazhdim”.

Dhe duke mbetur te shokët, ai që De Ligt vlerëson është Ueston MeKeni, i cili me natyrën e tij të qeshur di që të bëjë ekuilibristin si brenda, ashtu sikurse jashtë fushës.

“MeKeni është më simpatiku i grupit. Duket sikur jeton në një botë të tijën dhe gjithmonë dëfrehet. Që kur ai ka ardhur te Juvja gjërat janë përmirësuar shumë, brenda dhe jashtë fushe. Mendoj se çdo skuadër ka nevojë për një person me karakterin e tij, – vazhdon De Ligt, i cili lidhur me ndryshimin mes Italisë dhe Holandës nënvizon:

“Në Serinë A nuk ka asnjë ndeshje të lehtë dhe më besoni për këtë. Kur isha tek Ajaksi shumë mërziteshin nëse fitonim 2-0 me skuadrën e 15-të të renditjes. Ndërsa vitin e parë, në Itali, u habita kur shihja të gjithë të lumtur vetëm pse fitonin 1-0. Unë me vete thosha, ‘OK, fituam, por duhet të shënonim më shumë’. Por të tjerët jo, sepse e vërteta është që në Itali edhe niveli i skuadrave në vendet e fundit të renditjes është shumë i lartë dhe nuk krahasohen me Holandën”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *