“Këtu më duket sikur jam me familjen time”, ambasadorja Kim viziton Tropojën: Një nga vendet e mia më të pëlqyera në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është rikthyer në Tropojë, në një turne takimesh e falënderimesh me qytetarët në prag të largimit të saj nga Shqipëria.

Ambasadorja Kim u takua me qytetarët madje konsumoi edhe një kafe në një nga lokalet e qytetit.

E pyetur për arsyen e kësaj vizite ajo deklaroi: “Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vi në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time. Pas 3 vite e gjysme në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim. Kam ardhur në Tropoje në Bajram Curr për të shprehur respektin tim për të thënë faleminderit,” ka deklaruar ambasadorja amerikane Yuri Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts