“Këtu mund të luajnë edhe kombëtaret”, Duka batutë me Gjicin: Ç’na duhet stadiumi, se fitojmë pa…



Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, komentoi punimet në impiant, premtimin për inaugurimin si dhe ekipin për edicionin e ri.

duka gjici

“Stadiumi është një fjalë e mbajtur për ta përfunduar me kushtet standarde të UEFA-s për të luajtur në Superiore, sfidat ndërkombëtare të Kukësit pse jo edhe kombëtaret e moshave. Kemi pasur vështirësi për fondet prej pandemisë. Stadiumi po ecën me ritme të shpejta tani dhe besoj fort që në shtator do të luajë ekipi i Kukësit në shtëpi. Duke investuar me federatën do të bëjmë të mundur ndërtimin e një akademie cilësore.

Do të jetë e rëndësishme për të gjithë zonën e Kukësit, Tropojës, Hasit dhe Prizrenit. Ekipi? Nuk do ketë shumë ndërhyrje sepse ne bëmë ekip të ri në verën e shkuar, faktor që Kukësi nuk ka pasur vazhdimësi. Me 4-5 ndërhyrje mendoj se do jemi konkurrues sezonin e ardhshëm. Do synojmë edhe titullin. Nuk i prisnim këto rezultate, prisnim pjesëmarrje në Europë dhe të ishim në luftë për titullin”, deklaroi Gjici.

BATUTA E DUKËS

Në këtë moment, presidenti Duka ndërhyn me një batutë: “Edhe nëse Kukësi do të kishte fituar, Gjici do të thoshte: ‘Ç’na duhet stadiumi, se fitojmë pa stadium’. Kështu që Kukësi e ka lënë të fitojë me stadium të ri”, përfundoi deklarata për mediat. Stadiumi i Kukësit do të jetë mes kategorisë 3 dhe 4 në përfundim të tij.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *