KFOR-i vendoset në Jarinjë për shkak të tubimit të ekstremistëve serbë matanë kufirit, krijon kordon me blinda dhe tela me gjemba

kfor i vendoset ne jarinje per shkak te tubimit te ekstremisteve serbe matane kufirit krijon kordon me blinda dhe tela me gjemba

Trupat e KFOR-it janë vendosur në Jarinjë, ndërsa është paralajmëruar se në anën tjetër të kufirit do të mblidhen ekstremistë.

Sipas “Kossev” përmes rrjeteve sociale është lënë një takim “me qëllim të zhbllokimit të kalimit për serbët” nga Kosova.

“Kossev” raporton se ata do të vijnë nga Mali i Zi, Republika Srpska dhe Serbia, e që si orë e takimit është dhënë ora 13:00.

Jarinje, Kfor (1)
Jarinje, Kfor (1)

Kujtojmë që sot është dita e nëntë e barrikadimit të Veriut, pasi serbët lokalë vendosën kamionë e makineri të rëndë në disa rrugë.

Këtë veprim ata e morën pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiç.
Ndërsa sot KFOR-i ka njoftuar se ditët në vijim do t’i nisë stërvitjet ushtarake pranë bazës në Novosellë.

Kështu, KFOR-i synon të përgatitet për të reaguar ndaj krizave. Sipas komunikatës së lëshuar, në këto stërvitje do të përdoren automjete të rënda ushtarake dhe helikopterë.

“Stërvitja synon t’i trajnojë njësitë e KFOR-it për të garantuar lirinë e lëvizjes në një situatë reagimi ndaj krizave dhe do të konsistojë në një seri simulimesh taktike dhe aktivitete logjistike duke përdorur kolona ushtarake me automjete të rënda inxhinierike dhe helikopterë”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts