KFOR në pikat kufitare/ Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës: U lirua një korsi, presim që gjithçka të shkojë sipas marrëveshjes

Kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoeviç deklaroi se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, sot kanë filluar lirimi i një korsive të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.

“Ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka deklaruar Radojeviç.
Sipas Radojeviçit, pas një veprimi të tillë, duhet që të fillojë tërheqjen njësia speciale e Policisë së Kosovës. “Ju mund të shihni vetë një numër të madh të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem”, ka thënë Radojeviç për Kosovo Online.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, barrikadat dhe njësitë speciale të Policisë dhe Kosovës do të tërhiqen paralelisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *