Khamenei: SHBA mbështet autoritetet saudite, pavarësisht rolit në vrasjen e Khashoggit

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei tha se SHBA-ja mbështet autoritetet e Arabisë Saudite, pavarësisht rolit në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Në një deklaratë për televizionin shtetëror, Khamenei foli për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Ai reagoi ndaj qëndrimit mbrojtës të SHBA-së ndaj Arabisë Saudite, pavarësisht rolit në vrasjen e kolumnistit të “The Washington Post”, Jamal Khashoggi.

“SHBA mbështet autoritetet saudite të cilët kanë copëtuar kundërshtimin e tyre, ndërsa nga ana tjetër, pretendon se është luftëtare e të drejtave të njeriut”, tha Khamenei.

Ai përsëriti pretendimet se organizata terroriste DEASH u formua nga SHBA-ja, duke shtuar se amerikanët pranuan personalisht se kjo është e vërtetë.

“SHBA ka krijuar baza ushtarake në rajon me pretekstin e pranisë së DEASH-it. Ata i ofruan DEASH-it mbështetje mediatike dhe financiare. Ata përgatitën terrenin për t’ua bërë më të lehtë shitjen e naftës siriane dhe tani ata pretendojnë se po luftojnë kundër DEASH-it”, tha Khamenei.

Lideri suprem iranian thekson se SHBA-ja duhet të tërheqë forcat e saj nga Siria dhe Iraku, duke vënë në dukje se si vullneti i popullit ashtu edhe ligjet irakiane kërkojnë tërheqje.

Khamenei shtoi se prania e Iranit në Siri dhe Irak pasqyrohet në ofrimin e konsultimeve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *