Kharkivi i Ukrainës përballet edhe me luftën kundër COVID-19

11:26 16/03/2022

Punonjësit e spitalit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkivi, e gjejnë veten në dy vija të frontit, duke luftuar COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv, derisa jashtë spitalit vazhdojnë bombardimet.

Spitali Rajonal i Sëmundjeve Klinike Infektive në Kharkivi, objekti kryesor i qytetit për trajtimin e pacientëve me virus gjatë gjithë pandemisë, po vazhdon të përballet me pandeminë.

Drejtori i spitalit, Pavel Nartov, tha se sirenat e sulmit ajror bien disa herë në ditë, duke i detyruar pacientët të strehohen në një vend të improvizuar për t’u mbrojtur nga bombat.

Trajtimi i pacientëve me oksigjenoterapi, është pjesa më e vështirë dhe më e rrezikshme e procesit, por edhe më e rëndësishmja, duke pasur parasysh rreziqet e ekspozimit të rezervuarëve të oksigjenit ndaj bombardimeve, tha ai.

“Bombardimet ndodhin nga mëngjesi në mbrëmje. Faleminderit Zotit një bombë ende nuk ka goditur spitalin tonë. Por mund të godasë në çdo kohë”, tha ai për Associated Press.

Harkiv ka qenë nën sulme të vazhdueshme nga forcat ruse që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt, me bombardime që goditën ndërtesat e banimit, duke detyruar qytetarët që të largohen nga qyteti.

Rastet zyrtare ditore të Ukrainës me COVID-19 arritën nivele rekord në Shkurt, por kanë rënë që kur Rusia filloi pushtimin.

Duke ikur nga lufta, njerëzit kanë harruar shqetësimet për COVID-19. /REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.