Kielini flet si drejtues i ardhshëm dhe zbulon mentorët e tij: Do ta sjell unë Donarumën te Juventusi








Xhorxho Kielini vazhdon që të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, me disa intervista për tifozët dhe media të ndryshme, lidhur me karrierën e tij, aktualitetin, por, pse jo, edhe me idetë, dëshirat dhe objektivat e së ardhshme.

KIE

“Nëse sot jam një lojtar kaq i fortë, kjo është edhe për meritë të disa mësuesve, mentorëve të rëndësishëm që kam pasur në karrierë. Në nivelin sportiv jam rritur nën hijen e Kanavaros dhe Legrotaljes, të cilëve u kam vjedhur çdo ditë disa gjëra nga puna e tyre.

Ndërsa pastaj vinte Xhixhi (Bufon), i cili ka qenë jo vetëm një psikolog, por edhe një vëlla i madh, që më ka mësuar të mendoj dhe të them fjalët e duhura, në kohën e duhur, – nënvizon Kielini në adresën e tij në “LinkedIN”. – Finalja e ‘Euro 2020’? Jam me fat që fitova një trofe kaq të rëndësishëm në moshën 37-vjeçare, pasi nuk u ndodh shumë personave kjo gjë. Mendoj se sekreti im ishte ai që të zhdramatizoja vështirësitë e mundshme, të mos karikoja tensione të kota te vetja dhe t’ia largoja ato edhe grupit. Fundja, nga momentet e vështira dilet duke menduar me kthjelltësi, të pranosh realitetin dhe të reagojmë sa më fort, të gjithë të bashkuar.

Siç duhet të bëjmë për të kaluar edhe këtë moment delikat me Juventusin sivjet, – vazhdon Kielini, i cili në fund shpreh një dëshirë të madhe.

– Pse nuk erdhi Donaruma te Juvja? Xhixho më kujton shumë Bufonin. Unë nuk e di arsyen pse nuk erdhi në Torino, por ju siguroj se në vitet në vazhdim, nëse në klub do të bëj diçka tjetër përveç futbollistit, atëherë premtoj se do të provoj gjithçka të jetë e mundur për ta sjellë Xhixho Donarumën te Juvja”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *