Kievi del nga shtetrrethimi

08:35 28/02/2022

Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm sipas orës lokale, Kievi ka dalë nga shtetrrethimi. Banorët janë të lirë të dalin nga stacionet e metrove ku kalojnë, pasi konsiderohen vendstrehime të sigurta.

Dyqanet ushqimore do të lejohet të hapen dhe transporti publik do të fillojë të funksionojë, megjithëse metroja do të kryejë lëvizje jo të shpeshta si zakonisht.

Megjithatë, zyrtarët e Kievit thonë se lufta është larg fundit pasi luftimet në rrugë vazhdojnë pothuajse në çdo lagje të qytetit.

Sipas tyre, banorët e Kievit, tani që do të dalin nga vendstrehimet, do të shohim një qytet të ndryshëm nga ai me të cilin janë mësuar, për shkak të fortifikimeve, armëve e municioneve.

Ora policor do të fillojë sërish në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri në orën 07:00 të mëngjesit. Por banorët janë udhëzuar që të mos dalin nga vendstrehimet apo shtëpitë e tyre nëse nuk e kanë të nevojshme lëvizjen. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.