Kievi dhe Moska, sot tjetër takim online

17:17 21/03/2022

Kremlini: Bisedimet kanë ngecur për faj të Ukrainës

Delegacionet e Kievit dhe Moskës përpiqen sërish këtë të Hënë të sheshojnë më tej, ndasitë për konfliktin e Ukrainës. Grupet negociatore të dy vendeve bisedojnë online sërish për çështjen e armëpushimit, të kërkuar nga Ukraina.

PavarĂ«sisht optimizmit tĂ« shprehur tĂ« DielĂ«n nga ministri i jashtĂ«m turk Mevlut Çavushollu se palĂ«t janĂ« pranĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje, duket se palĂ«t nuk po arrijnĂ« t’i çojnĂ« pĂ«rpara bisedimet. ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit Dimitri Peskov se negociatat kanĂ« ngecur, duke fajĂ«suar Kievin. Moska nuk duket e gatshme tĂ« pranojĂ« qĂ« vende tĂ« huaja, tĂ« garantojnĂ« sovranitetin e UkrainĂ«s nĂ« rast tĂ« njĂ« sulmi nga jashtĂ«. Ky Ă«shtĂ« kushti i Kievit pĂ«r tĂ« pranuar mosanĂ«tarĂ«simin nĂ« NATO dhe demilitarizimin e gjithĂ« vendit, siç kĂ«rkon Moska.

Peskov iu përgjigj edhe kërkesës së Zelenskit për një takim me Putinin. Sipas tij, ky takim do të zhvillohet vetëm kur të jenë vënë baza të forta, çka nënkupton se Putin dhe Zelenski do të takohen vetëm për të nënshkruar traktatet që do të përpilohen nga dialogu në nivel diplomatësh.

Edhe kryeministri izraelit Naftali Benet, që u ka ofruar palëve ndërmjetësim, thotë se mes Kievit dhe Moskës ka ende një hendek të madh. Deklaratën, Benet e bëri pas videkonferencës që presidenti ukrainas Volodimir Zelenski Zhvilloi gjatë një seance në parlamentin izraelit, ku i bëri thirrje për ndërmjetësim qeverisë së këtij vendi.

Sakaq, presidenti amerikan Xho Bajden do të zhvillojë një bisedë telefonike me liderët europianë Dragi, Makron, Sholc e Xhonson, para se të nisë turin e tij në vendet e BE-së ku do të marrë pjesë edhe në samitin e NATO-s këtë javë në Bruksel.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.