Kievi dhe Moska takojnë aleatët

20:01 15/09/2022

Von der Leyen në Kiev, Putin me presidentin kinez

Lufta Rusi Ukrainë ka sjellë bashkim dhe ndasi mes aleancash në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Këtë të enjte, rastësisht apo jo Moska dhe Kievi po takojnë njëkohësisht aleatët e tyre. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen mbërriti në Kiev për herë të tretë që pas nisjes së pushtimit rus.

Ajo u takua me Presidentin Zelensky ku u shpreh e impresionuar mbi progresin e shpejtë që Ukraina po bën për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Ndërkohë tha se vendi i tij ka prioritet mbrojtjen ajrore për të vijuar kunderofensivën ndaj pushtuesit.

Ndërkohë në Uzbekistan u mbajt një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij Kinez Xi Jinping. Kreu i Kremlinit është shprehur falenderues për qëndrimin neutral të Kinës teksa ka deklaruar se mbështet Pekinin kundrejt pretendimeve të Tajvanit. 

Kreu i Kremlinit deklaroi se përpjekjet e SHBA-ve për të krijuar një botë unipolare do të dështonin. Nga ana tjetër Shi Xing Ping është shprehur se ndihet i lumtur që po takon një mik të vjetër.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts