
13:49 25/02/2022
Kryetari i Bashkisë së Kievit ka thënë se qyteti tashmë ka hyrë në “fazën mbrojtëse”.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ministria e Mbrojtjes e Rusisë që ka thënë se ushtria e ka bllokuar kryeqytetin nga krahu perëndimor, por nuk do të sulmojë zonat e banuara.
Po ashtu Ministria e Mbrojtjes ruse thotë se ka marrë nën kontroll aerodromin pranë qytetit dhe aty kanë zbarkuar paratrupat. Ndërkohë në Kiev janë dëgjuar sërish sirenat e sulmit nga ajri.
Siç raportojnë mediat, forcat ukrainase janë duke zhvilluar luftime të ashpra me trupat ruse në Oblolon, vetëm 9 kilometra larg qendrës së Kievit. Ndërkohë njerëzve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al