“Kievi mbetet objektivi kryesor”, Ukraina: Trupat ruse po tërhiqen! Moska ka humbur potencialin e saj sulmues

kievi mbetet objektivi kryesor ukraina trupat ruse po terhiqen moska ka humbur potencialin e saj sulmues

“Trupat ruse duket se po tërhiqen pasi u zmbrapsën nga një lëvizje strategjike e Kievit”, kështu ka bërë ka pohuar Ukraina ndërsa përpjekjet për të ndalur forcat e forcat e Vladimir Putin të rrethojnë kryeqytetin ende vazhdojnë.

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se Moska ka humbur potencialin e saj sulmues dhe se për shkak të kësaj janë thirrur  përforcime nga zona të thella të Rusisë për t’i ndihmuar ata të pushtonin Makariv, një qytet që ndodhet 37 milje nga Kievi.

Sipas një artikullit të Daily Mail, bëhet me dije se forcat ukrainase kanë luftuar në Makariv për të parandaluar forcat ruse të rrethojnë kryeqytetin, ndërsa një kundërsulm në jug i ka shtyrë forcat e Putinit në drejtim të Mykolayiv, një qytet afër Detit të Zi, raporton BalkanWeb.

Më herët mediat e huaja raportuan se forcat e armatosura të Ukrainës thanë: “Duke humbur potencialin sulmues, trupat pushtuese ruse vazhdojnë të formojnë dhe vendosin rezervat nga thellësitë e Federatës Ruse deri në kufijtë e Ukrainës”.

Diku tjetër, instituti ukrainas, Qendra për Strategjitë e Mbrojtjes pohoi se trupat ruse në rajonin Okhtyrka të Sumy-t ‘u larguan nga zona e operacioneve’ me qëllim që ‘të zgjidhnin dezertimin për të shmangur vdekjen’ dhe se në Havronshchyna në lagjen Makariv, se rusët kishte vjedhur makina për të udhëtuar drejt kufirit me Bjellorusinë.

Kjo vjen pasi gjeneralët e Kievit pohuan sot se  trupat e Vladimir Putin kanë mjaftueshëm ushqim, karburant dhe municione për tre ditë të tjera luftimesh në Ukrainë , ndërsa sulmet në qytetin e rrethuar të Mariupolit u kthyen mbrapsht.

Dështimet logjistike nga forcat ruse, përfshirë pamundësinë e tyre për të furnizuar me karburant trupat në front, i kanë lënë ata në vështirësi, pohoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës,

Ndërkohë, inteligjenca britanike tha se përpjekjet e Moskës për të kapur qytetin jugor të Mariupolit  që shihet si një objektiv kyç për Putinin , janë duke u ndalur  mes të luftimeve të ashpra.

Disa analistë kanë shprehen me dyshime nëse Rusia është e aftë të pushtojë Kievin pas dështimit të saj për të marrë qytete dhe qyteza të tjera kyçe.

Lordi Dannatt, ish-kreu i Ushtrisë Britanike, tha për Sky Neës se Rusia ishte duke synuar një luftë në Kiev për ta pushtuar, por duket se nuk ka vullnetin  e duhur për ta bërë.

Marrja e një “pauze operacionale” do t’i lërë trupat ruse të cenueshme ndaj forcave ukrainase, të cilat sot pretenduan se kishin rimarrë qytetin e Makariv në periferi të Kievit.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se ushtria e Putinit është mposhtur ose se një armëpushim është i afërt.

Dëshmitë nga fusha e betejës deri më tani tregojnë se taktikat e Rusisë ka të ngjarë të bëhen më brutale dhe të përgjakshme për sa kohë që forcat e saj të mbeten të bllokuara.

Nga ana tjetër  udhëheqësit perëndimorë, mes tyre presidenti i SHBA Joe Biden, kanë paralajmëruar për rrezikun që Rusia do të përdorë armë biologjike ose kimike.

Pushtimi i Rusisë ka dëbuar më shumë se 10 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre.

OKB-ja ka konfirmuar mbi 900 të vdekur civilë, ndërsa thotë se numri i vërtetë është ndoshta shumë më i lartë.

Përtej numrit të lartë të humbjes së jetëve dhe largimeve nga vendi, lufta ka tronditur konsensusin global të sigurisë pas Luftës së Ftohtë dhe ka ngritur vazhdimisht shqetësimet se mund të shkaktojë një luftë bërthamore.

Ministri i burimeve natyrore të Ukrainës tha se zjarret pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit në veri të Ukrainës janë shuar dhe nivelet e rrezatimit në zonë janë brenda normave.

Zjarret nuk janë të rralla në zonë, por ngrenë shqetësimin për çlirimin e mundshëm të rrezatimit nga pasojat nga shpërthimi i vitit 1986 dhe zjarri në uzinë.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë thonë se Kievi mbetet objektivi kryesor i Rusisë.

Pjesa më e madhe e forcave të Moskës mbeten milje larg qendrës, por raketat dhe artileria kanë shkatërruar ndërtesa banimi

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar vlerësimin e ushtrisë, tha se Rusia kishte rritur fluturimet ajrore gjatë dy ditëve të fundit, duke kryer deri në 300 në një periudhë 24-orëshe dhe ka gjuajtur më shumë se 1,100 raketa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.

8

7

6

5

4

3

2

1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts